Drita e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme mbrojtjen e titullit të Kosovës.
Kampioni i Kosovës shënoi në shtëpi fitore të thellë ndaj KEK-ut, 5 me 0, transmeton Koha.net.
Golin e parë e shënoi Endrit Krasniqi në minutën e 22, që shënoi edhe njëherë në minutën e 74. Kurse edhe dy gola shënoi mesfushori tjetër Betim Haxhimusa, e një gol e shënoi mbrojtësi Fidan Gërbeshi.
Përveç kësaj ndeshje, u zhvilluan edhe tre lojë të tjera në xhiron e parë të Superligës.
Fitore minimale shënuan Flamurtari ndaj Ferizajt, e Drenica ndaj Llapit në udhëtim.
Kurse baras u ndanë Liria e Ballkani, që barazuan pa gola.