Drita, ekipi me më së paku gola të pësuar në vjeshtë

Prishtinë | 29 Dhj 2023 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Pjesa e parë e sezonit në Superligën e futbollit përfundoi në fundjavën që shkoi dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.

“Gazeta Express” do të ju sjellë statistika, përqindje e numra nga stinori vjeshtor i ligës elitare.

Këtë radhë do të flasim për golat e pësuar.

Derisa Ballkani ishte skuadra me më së shumti gola të shënuar – plot 33, Drita e mban primatin sa u përket ekipeve që kanë pësuar më pak gola në vjeshtë.

Gjilanasit në fakt e kishin mbrojtjen “guri” pasi i pësuan veç 12 gola në pjesën e par të sezonit, që i bie më pak se një gol të pësuar për ndeshje.

Mbrojtja e ekipit gjilanas është për duartrokitje dhe skuadra e Zekirija Ramadanit do të mundohet ta vazhdojë këtë ritëm edhe në pranverë, për ta synuar titullin e kampionit.

Pas Dritës, mbrojtje stabile patën edhe Ballkani e Llapi, me nga 16 gola të pësuar, kurse Prishtina i ka “marrë” 17 gola. /Gazeta Express/

Të ngjashme