Drita ka dalë triumfuese përballë rivalit të përbetuar, Gjilan, (4-0) në ndeshjen e vlefshme për Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat rivale zhvilluan derbin e zjarrtë lokal në stadiumin me bari sintetik dhe fitues dolën ‘Intelektualët’.
Përballja e skuadrave gjilanase ishte akoma më e fortë, duke qenë se dy ekipet kundërshtare pozicionoheshin në dy pozitat e para në tabelë.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 37-të me golin e Blend Baftiut, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Marko Simonovski e dyfishoi epërsinë.
Para se skuadrat të shkonin në pushim, sulmuesi nga Maqedonia e Veriut e realizoi një tjetër gol (45’+7) falë asistimit nga Almir Ajzeraj.
Skuadra që kishte epitetin e nikoqirit vazhdoi të luante mirë edhe ne fraksioni e dytë, në të cilin Simonovski e kompletoi het-trikun (69′).
Golin e nderit për skuadrën e Gjilanit e realizoi Baton Zabërgja në minutën e 79-të të sfidës
Pas kësaj ndeshjeje, Drita e ka barazuar Gjilanin në krye të tabelës dhe me nga 14 pikë janë liderë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.