Pas hedhjes së shortit për Champions League, ku skuadra e Ballkanit mësoi kundërshtarin e saj, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti edhe për Uefa Conference League, ku Kosova përfaqësohet nga tre skuadra.
Drita, Gjilani dhe Llapi janë skuadrat kosovare që morën pjesën në shortin e Ligës së Konferencës.
Nënkampioni i Kosovës, Drita, do të takohet me skuadrën nga Finlanda, Inter Turku, Gjilani do të përballet me ekipin nga Latvia, Liepaja, ndërsa Llapi do ta ketë përball ekipin e Buduqnostit të Malit të Zi.
Takimet e para të rrethi kualifikues do të zhvillohen më 7/14 korrik, kurse ato të kthimit më 21/28 korrik.
Të tre ekipet kosovare ndeshjet e para do ti zhvillojnë si mysafire.