Të enjten do të luhet ndeshja e mbetur e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll
Drita dhe Llapi do të përballen në mes vete të enjten, në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë e sezonit të ri në Superligën e futbollit.
Në fakt, në atë kohë, gjilanasit po luanin në garat evropiane dhe kjo ndeshje ishte shtyrë për këtë shkak, shkruan Gazeta Express.
Andaj, tash është koha që kampioni i Kosovës ta zhvillojë ndeshjen e mbetur në shtëpi.
Drita do ta kërkojë fitoren ndaj llapjanëve për t’iu afruar liderit Ballkani në vetëm dy pikë.
Nga ana tjetër, llapjanët po ashtu kanë nevojë për rezultat pozitiv për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.
Dueli në mes të Dritës dhe Llapit do të luhet të enjten dhe fillon në orën 13:00.