Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë

Prishtinë | 03 Pri 2026 | 22:38 | Nga Ekonomia Online

Këtë javë luhet xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll, të cilën mund ta ndiqni në kanalet e Artmotion.

Të shtunën dhe të dielën nga ora 15:00 jepen pesë ndeshje në këtë platformë dhe spikat derbi Drita-Malisheva.

Përballja midis liderit dhe vendit të katërt luhet të dielën nga ora 15:00, dhe transmetohet në Sport 1.

Vendi i dytë, Ballkani, ndeshjen e ka një ditë më herët, po në atë orar dhe që transmetohet po në atë kanal.

Të ngjashme