Xhiroja e 24-të e dërgon Dritën në Mitrovicë.
Drita luan në udhëtim kundër Trepçës 89, në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës.
Gjilanasit udhëtojnë për tri pikët dhe asgjë më pak, me synimin që të kthehen në krye të tabelës së ISLK.
Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Riza Lushta’, me fillim nga ora 17:00.
Në këtë ndeshje, favoritët shihen mysafirët, por sigurisht se Trepça 89, me një Arb Manaj në formë, mund të bëjë befasinë, pasur parasysh motivimin që do të kenë, kur dihet se luftojnë për daljen nga zona e rrezikut.
Ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, por do të ketë transmetim direkt në TV. Në të njëjtin orar luhet edhe Ferizaj – Gjilani./ln