Drita, topa e shtylla dekoruese: Komuna e Prishtinë hap tender për dekorimin e sheshit

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka hapur tender për dekorimin e kryeqytetit. Këtë vit vlera e tenderit e paraparë për dekorim me drita është 50 mijë euro. Sipas njoftimit në Prokurimin Publik, kompanitë ofertuese në këtë tender duhet të ofrojnë trupa dekorative në formë të ariut dhe pinguinit.

“Figurat dekorative dhjetë copë duhet të jenë ndriçuese dhe ngjyrat përcaktohen në bazë të urdhëresës nga menaxheri i projektit”, thuhet në dosjen e tenderit.

Po ashtu do të ketë dekorime tjera ndriçuese ndërsa dritat të vendosen edhe në Sheshin “Xhorxh Bush”.

Të ngjashme