Kryeministri i Qeverisë Teknike të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është sulmuar sonte në një diskotekë në Budvë.
Sipas mediumit serb, Kurir, sulmi ndaj Abazoviçit ka ndodhur gjatë performancës së Dino Merlin dhe diskotekës Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budvë.
“Dritani ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai fillimisht ka lëshuar një lumë ofendimesh ndaj Abazoviç, më pas është afruar për ta sulmuar”, tha reporteri i Kurir nga vendngjarja.
Sigurimi i kryeministrit teknik ka reaguar me shpejtësi, shton gazetari.
U hodh gaz lotsjellës dhe Abazoviçi u evakuua. Sipas informacioneve paraprake, ai është mirë dhe nuk ka marrë lëndime.
Po vijon hetimi nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.