Kompania shtetërore polake “Enea” njoftoi sot se iu hap përfundimisht drita jeshile për ndërtimin e një centrali të ri me qymyr me kapacitet rreth 1 000 megavat, pavarësisht protestave të ambjentalistëve, ndërkohë që Polonia do të presë në dhjetor Konventën për Ndryshimet Klimatike COP24.
“Enea” do të ndërtojë këtë central në Ostroleka (rreth 120 kilometra në veri të Varshavës) në hyrje të rajonit, i pasur me liqene dhe pyje të Mazurie-s, së bashku me grupin “Energa”, strukturë brenda Thesarit polak, i cili i dha dakordësinë këtij projekti në fillim të shtator, sipas një deklarate.
Konsorciumi i “GE Power” (SHBA) me “Alstom” u përzgjodh në prill për ndërtimin e këtij centrali, për një kosto të lartë deri në 6 miliardë zlotis (1,4 miliardë euro).
Sipas njoftimeve të mëparshme, ndërtimi i centralit mund të nisë që pas muajit tetor. Centrali do të përdorë 3 milionë ton qymyr në vit që do t’i marrë nga minierat e Silezisë (jug).