Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka treguar se gjendja pas lëndimit të dorës së Akilit, është e mirë.
Kuka përmes një statusi në Facebook, ka folur edhe për gjendjen e Majlinda Kelmendit. Ka thënë se falë përkrahjes nga Ministria e Shëndetësisë, Majlinda po rikuprohet.
Statusi i plotë i tij:
“Kështu po doket dora e Akilit pas një javë terapi me një ndër fiziot më të mirë në Botë Nimrod Moshe i cili po përkujdeset për lëndimin e Akilit!
Komiteti Olimpik po përkujdeset për shpenzimet e terapisë!
Poashtu Majlinda kishte këto ditë procedurēn rregullt pêr problemin e saj dhe kjo procedurë edhe kësaj radhe u përkrah nga Ministri i Shëndetësisë Uran Ismail!
Ekipi ynë do kompletohet së shpejti dhe do hapërojmë fuqishëm drejt Lojërave Olimpike!