Sukseset e Kosovës në sportin e xhudos po vazhdojnë edhe në kohën e pandemisë së coronavirusit.
Trajneri i mirënjohur kosovar Driton Kuka e ka bërë të ditur se është bërë pjesë e komisionit të trajnerëve pranë federatës evropiane të xhudos.
Kuka këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, e i njëjti më pas është shpërndarë edhe nga federata e xhudos së Kosovës.
“Officially Part of Coach Commission of EJU! Zyrtarisht nga dje jam pjesë e Komisionit të trajnerëve pranë federatës Evropiane! Dje në emailin e Federatës së xhudos erdh një njoftim që jep përgjegjësi por njëkohësisht është mirënjohje dhe vlerësim për punën time”, ka shkruar Kuka.