Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur se së bashku me disa prej xhudistëve më të suksesshëm të Kosovës, i kanë bërë testimet PCR.
Në fotografinë që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, mund të vërehet edhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, njofton Klan Kosova.
“Bashkëpunim dhe mirëkuptim nga Prof Naser Ramadani Drejtor i IKSHPK prej fillimit të pandemisë”
“Ndërsa në Pejë Doktoresha Adnora Nurboja ishte në çdo moment afër ekipit tonë dhe stafi i saj po ashtu,ajo sot personalisht ishte gjatë testimeve dhe i shprehëm falënderimet tona”.
“Heronjtë mantel-bardhë u shkoftë mbarë ky vit me shpresë se së shpejti do fillojmë jetën normale e ju do jeni më afër familjeve të juaja”.