Analisti politik, Driton Selmanaj, ka vendosur që t’i bashkëngjitet partisë së tij të preferuar – Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në fakt, Selmanaj vetëm ka treguar se do të braktisë debatin televiziv, në të cilin ka marrë pjesë shumë kohë si analist, për të hyrë në politikë.
Por, burimet e sigurta bëjnë të ditur se ai do t’i bashkohet LDK-së dhe pritet të jetë pjesë e listës për deputet.
Selmanaj, në emisionin e sontëm “Click”, e ka quajtur si sakrificë hyrjen në politikë.
“Kam menduar gjatë, kam vlerësuar gjatë, nuk ka qenë e lehtë përkundër që shumica e njerëzve mendojnë se është një privilegj, por është një sakrificë. Është një kohë kur të qenit në politik është profesioni më i urryer”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj, edhe në emisionin e javës së kaluar, ishte kritikuar hapur se nuk është i paanshëm, porse flet si një zyrtar i LDK-së. kritika i erdhi nga mysafiri i emisionit, Memli Krasniqi.