Policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në Qendrën Korrektuese në Istog.
Sipas raportit 24 orësh, njësitet policore u janë përgjigjur rastit ku është raportuar se gjatë një kontrolli në hapësirën e qendrës kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale marihuanë, në peshë tetë gramë.
“Njësitet policore, iu janë përgjigjur rastit ku është raportuar se gjatë një kontrolli që është bërë ne hapsirën e qendrës kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale substancë te dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë tetë (8) gramë”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është në procedurë hetimore, njofton Ekonomia Online.