Dronët e Ukrainës përdoren për sulme ndaj Rusisë

| 01 Gus 2023 | 19:43 | Nga

Të paktën tre dronë të prodhimit ukrainas janë përdorur brenda Rusisë gjatë luftës deri më tani, sipas një analize nga New York Times.

Dronët janë identifikuar si Bober, UJ-22 Airborne dhe një model i tretë me një emër të papërcaktuar.

Gazeta thotë gjithashtu se frekuenca e këtyre sulmeve me dronë ka qenë në rritje.

Ai përdori një sërë burimesh, duke përfshirë analizën e pamjeve të fluturimit të rrënojave të gjetura në tokë, si dhe kryerjen e intervistave me ekspertë, për të arritur në përfundimet e tij.

Kievi nuk ka komentuar ose mohuar ndonjë përfshirje në sulme të tilla, përfshirë sulmin e fundit në Moskë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme