Dronët rusë mbi Poloni, Trumpi pritet të flasë sot me homologun Nawrocki

President Donald Trump shakes hands with Polish President Karol Nawrocki, during a meeting in the Oval Office of the White House, Wednesday, Sept. 3, 2025, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
Prishtinë | 10 Sht 2025 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur për BBC se presidenti amerikan Donald Trump po ndjek me vëmendje raportimet që vijnë nga Polonia dhe se më vonë gjatë ditës do të zhvillojë një bisedë me homologun e tij polak, Karol Nawrocki.

Ende nuk dihet ora e saktë kur do të zhvillohet kjo bisedë telefonike, e cila vjen vetëm një javë pasi Nawrocki vizitoi Shtëpinë e Bardhë.

Në orën 17:30 me orën e Kosovës, Trumpi është planifikuar të marrë informimin e tij të përditshëm të inteligjencës – një takim me karakter shumë të ndjeshëm që mbahet prapa dyerve të mbyllura. Sot, ky informim pritet të fokusohet kryesisht tek zhvillimet e fundit në Poloni dhe Katar.

Gjatë natës, 19 dronë rusë u raportua se u futën në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë sulmeve mbi Ukrainën Perëndimore.

Kryeministri Donald Tusk, tha se deri në katër dronë janë rrëzuar nga aeroplanët e këtij shteti dhe të NATO-s.

Ai dha një paralajmërim të fortë, duke thënë se Polonia është më afër se kurrë për një konflikt të hapur që nga Lufta e Dytë Botërore. 

Të ngjashme