Autoritetet në Shtetet e Bashkuara, janë kritikuar për fluturimin e një droni – i cili zakonisht përdoret për të gjurmuar dhe vrarë terroristët në Lindjen e Mesme- mbi Minneapolis, ndërsa qyteti hyri në ditën e katërt të protestave të dhunshme, kundër vrasjes së George Floyd.
Mbrojtësit e së drejtës civile, dënuan agjencinë për fluturimin e dronit mbi qytetin që shtrihet jashtë zonës kufitare, ku CBP ka juridiksion.
Derisa agjencinë e konsideruan si mashtruese, kërkuan nga qeveria që ta ndalojë patrullimin me këtë dron, sepse është kundër të drejtave qytetare për protestë.
Predator B me shenjën CBP-104 u pa dje në mëngjes duke qarkulluar mbi Minneapolis në një lartësi mbi 6,000 metra, teksa bëri disa fluturime rreth qytetit.
Agjencia konfirmoi fluturimin dhe tha se droni ishte duke u përdorur për të siguruar video Live, me kërkesë të zbatimit të ligjit federal në Minneapolis.
Në një deklaratë për shtyp, është argumentuar se droni kryen misionin në mbarë vendin, jo vetëm në kufi. /Telegrafi/