Në Dropbox përdoruesit do të kenë mundësi të kërkojnë një foto në bazë të tekstit që pasqyrohet në to tha kompania.
Shërbimi shumë popullor cloud përmes një teknologjie të re të njohjes së tekstit në imazhet si JPEG dhe PNG do ta ofrojë këtë funksion vetëm për llogaritë me pagesë.
Dropbox gjithashtu tha se në shërbimin e saj janë ruajtur mese 20 miliardë imazhe dhe skedarë PDF.
Në të kaluarën kompania ka përdorur teknologji të ngjashme për të skanuar tekstin nga një dokumente.
Funksion i ri është i disponueshëm vetëm për tekstin në gjuhën angleze dhe ofrohet për përdoruesit Dropbox Business Advanced dhe Enterprise.