Ata shpesh janë parë të duken të dashuruar dhe elegantë së bashku ndërsa shëtisi.
Dhe Dua Lipa u pa e kapur për dore përsëri me të dashurin Anwar Hadid të premten, ndërsa çifti dukeshin qartë se po qeshnin poshtë maskave të tyre të fytyrës, teksa endeshin rreth lagjes East Village në New York.
Dua, 25 vjeçe, tregoi linjat e saj trupore ndërsa kishte vënë një kapuç të zi, kombinuar me pantallonat e zeza, shkruan DailyMail.
Në këmbët e saj, këngëtarja e hitit “Levitating” mbante një palë taka të markës “Mary Jane”.
I dashuri i saj Anwar, 21 vjeç, u pa i veshur me një bluzë të errët ‘Iron Maiden’ me një ilustrim shumëngjyrësh.
Ai kishte veshur pantallona të zeza dhe atlete tenisi të përshtatshme.
Ndërsa maska e fytyrës së tij ishte e zezë, e Duas ishte krejtësisht e kundërta, pasi këngëtarja shqiptare kishte vënë një maskë të bardhë.
Flokët e errëta të Lipës ishin rregulluar me një kapëse, duke marrë formën të ngritura lartë.
Ajo mbante një çantë të lezetshme lëkure të zezë, ndërsa çifti dukej sikur po shkonin në 7-11.