Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ditën e sotme (e diel) feston një vjetorin e lidhjes me Anwar Hadid.
Përpos arritjeve të saj në industrinë muzikore, jeta personale e këngëtares ka qenë gjithmonë e përfolur në mediat rozë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Dua ka publikuar disa imazhe të ndryshme me të dashurin e saj, teksa ka bërë një dedikim të veçantë.
“Asgjë nuk është më e ëmbël se sa të kalosh 365 ditë të përbashkëta me ty”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Dyshja, edhe gjatë pandemisë coronavirus kanë qenë të izoluar së bashku, ku edhe kanë sjellë momente të lumtura në izolim.
I dashuri i saj, Anwar mban një raport të mirë me shqiptarët, pasi edhe muaj më parë mori vëmendje pasi bëri simbolin e flamurit me duar.