Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po punon në albumin e saj të ardhshëm.
Ky album sipas Duas do të jetë shumë përsonal dhe do të përqëndrohet tek marrëdhëniet e saj romantike.
Artistja shqiptare ka pas një lidhje dashurie disa vjeçare me modelin Anwar Hadid, ndërsa aktualisht është në një lidhje me Romain Gavras 42 vjeçar.
“Është më shumë për ndjenjat e ndryshme dhe emocionet që ti ke gjatë kohës që je beqar” ka thënë Dua për US Radio.
Ajo ka vazhduar të flas për kohën e beqarisë që ajo e ka shfaqur përmes albumit dhe ka treguar se kjo fazë të ndihmon të kuptosh çka meriton dhe çka dëshiron.
Dua ka arritur famë me albumin me të cilin ka debutuar në skenë “Dua Lipa” dhe me atë të fundit, “Future Nostalgia”, album ky që arriti 10 milion klikime.
Për këtë album Dua Lipa ka punuar shumë përsonalisht duke kaluar orë të tëra në studion muzikore ku po punohet albumi.
“Albumi i tretë i Duas është vërtet personal për të dhe ajo ka qenë e pranishme në çdo hap” ka thënë një burim i brendshëm për The Sun.
Albumi i dytë i Dua Lipas është publikuar në vitin 2020 dhe përbëhet nga 13 këngë, duke përfshirë hitet e njohura “Don’t Start Now” dhe “Levitating”.
Dua Lipa ka arritur gjithmonë suksese me albumet e saj, “Future Nostalgia” në mars 2021 fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë vokal pop dhe kënga e saj kryesore “Don’t Start Now” arriti sukses kritik, duke përfshirë nominimet e “Grammy” për “Regjistrimi i Vitit”, “Kënga e Vitit” dhe “Performanca më e Mirë Pop Solo”