Harper Bazar ka bërë një përzgjedhje të personaliteteve botërore që janë dukur bukur në “qilimin e kuq”.
Në fakt, gazeta ka përzgjedhur yjet e të së ardhmes që kanë shkëlqyer këtë vit në koncerte dhe ngjarje të ndryshme muzikore.
Në këtë renditje ka gjetur vend edhe këngëtarja kosovare, e cila jeton në kryeqytetin britanik të Londrës, Dua Lipa
Këngëtarja dhe tekst-shkruesja ka tundur këtë vit skenat botërore të muzikës, shkruan ndër të tjerash gazeta për Duan.
Për stilin e veshjes së këngëtares revista pohon se është një veshje seksi sportive që rrallë mund të shihet.
Ajo është këngëtare që duhet të përcillet në të ardhmen sipas Rolling Stonet. Dua do të publikojë albumin e parë në vitin 2017, e cila do të bëj një yll të vërtetë të muzikës pop.