Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mohuar spekulimet se ajo do të performojë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke thënë se do e vizitojë Katarin vetëm pasi t’i përmbushë të drejtat e njeriut që i premotoi kur fitoi të drejtën për të organizuar eventin.
“Aktualisht ekzistojnë shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Por unë nuk jam e as nuk kam qenë e përfshirë në negociata për një gjë të tillë. Do e përkrahë Anglinë nga larg dhe do ta vizitoja Katarin pasi t’i përmbushë të drejtat e njeriut që i premotoi kur fitoi të drejtën për të organizuar eventin”, ka shkruar Lipa në Instagram, transmeton Klankosova.tv.
Kupa e Botës fillon me 20 nëntor, teksa kritikat ndaj vendit nikoqir për trajtimin e punëtorëve dhe komuniteteve tjera vazhdojnë të rriten.