Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa po përballet me një pretendim prej miliona dollarësh për të drejtën e autorit për hitin e saj, “Levitating”.
Padia u ngrit nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon se ylli përdori pa leje një regjistrim të bërë me talk box-in e tij në remiks të këngës pa leje.
Dua Lipa dhe labeli i saj Warner Music Group nuk u janë përgjigjur pretendimeve.
Levitating është një nga këngët më të njohura të Dua Lipës nga albumi i saj i vitit 2020 Future Nostalgia.
Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa, e cila aktualisht është në top listë me këngën e saj “Dance the Night Aëay”, përballet me pretendime për të drejtën e autorit për “Levitating”.