Ajo ka qenë duke shijuar së fundmi disa pushime të shkurtra nga orari i saj i ngjeshur, aq më tepër që tani po i përshtatet jetesës në Sh.B.A.
Dua Lipa u shfaq me disponim të mirë ndërsa u fotografua me të dashurin e saj Anwar Hadid gjatë një dreke në New York të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 25 vjeçare, u dallua me një bluzë të printuar me grafite të ndritshme dhe një xhaketë blu ndërsa shijonte shoqërinë e të dashurit të saj 21 vjeçar.
Çifti i dashur u puthën dhe u përqafuan ndërsa morën disa ushqime në rrugë, para se të pinin cigare jashtë restorantit.
Interpretuesja e hitit “Break My Heart” kombinoi pamjen e saj shumëngjyrëshe me xhinse të gjera të kaltra.
Muzikantja i shtoi një shkëlqim vajzëror pamjes së saj, ndërsa mbante gjërat e domosdoshme në një çantë lëkure, dhe për aksesorë kishte vënë disa stoli ari.
Flokët e saj të zeza të lëshuara prapa dhe të drejtuara, i dhanë një pamje edhe më elegante bukuroshes shqiptare.
Anwar ndërkohë zgjodhi një veshje krejt të zezë gjatë mbrëmjes së tij romantike.
Kjo paraqitje e përbashkët e çiftit vjen vetëm disa ditë pasi Anwar u bë dajë, pas lajmit se motra e tij Gigi Hadid kishte lindur një vajzë me të dashurin Zayn Malik.
Është raportuar muajin e kaluar se këngëtarja Dua Lipa është zhvendosur në Los Angeles për të jetuar me të dashurin e saj.
Një burim i tha The Sun: “Ishte e vështirë të arrije në Sh.B.A. në radhë të parë dhe ajo e di që nuk do të jetë e lehtë të shkosh para dhe prapa sepse asaj do t’i duhej të karantinohej për disa javë me radhë”.
“Por ajo njeh shumë njerëz në Los Angeles, ashtu si Anwar, i cili ka jetuar atje në të kaluarën, kështu që ndihet optimiste”, tha më tej burimi.
“Të jesh në Sh.B.A. për momentin është shumë mirë për ta shtyrë karrierën e saj edhe atje, veçanërisht me muzikën e re që po publikon. Dua po e bën vendin e tyre të ri të këndshëm dhe shtëpiak dhe ajo sapo ka blerë një qenush të quajtur Dexter, sepse ajo dhe Anwar e shohin të ardhmen e tyre në Los Angeles”.