Ekonomia Online
FUNDIT

Dua Lipa shijon pushimet me “kunatën” Bella Hadid në Ibiza

Dua Lipa shijon pushimet me “kunatën” Bella Hadid në Ibiza

Ajo së fundmi ka shijuar pushimet në Ibiza me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe motrën e tij Bella. Dua Lipa duket se po e përjeton ditët më të mira, teksa publikoi një mori fotografish atraktive në Instagramin e saj të enjten, shkruan DailyMail. Këngëtarja, 25 vjeçe, dukej sensacionale në fotografi teksa kishte veshur një […]

Ajo së fundmi ka shijuar pushimet në Ibiza me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe motrën e tij Bella.

Dua Lipa duket se po e përjeton ditët më të mira, teksa publikoi një mori fotografish atraktive në Instagramin e saj të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 25 vjeçe, dukej sensacionale në fotografi teksa kishte veshur një palë bikini ngjyrë vjollce prej mëndafshi, të cilat zbulonin barkun e saj të tonifikuar.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Bella, 24 vjeçe, gjithashtu tregoi figurën e saj trupore teksa kishte veshur një palë bikini ngjyrë portokalli dhe kishte vendosur një shami në kokë të kombinuar me një zinxhir ari rreth barkut të saj.

Supermodelja dhe këngëtarja e hitit “New Rules” shfrytëzuan sa më shumë motin me diell, ndërsa trajtoheshin me nga një pije alkoolike për një pasdite të përbashkët.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Duke vënë në kokë një kapele bejsbolli, Dua i buzëqeshi kamerës teksa tregonte pijen e saj me shije frutash.

Në një tjetër pamje, interpretuesja e hitit “Physical” u shfaq e veshur me një korse të bardhë dhe xhinse të zeza teksa pozonte me flokët e lidhura lart në një model simite.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo e kombinoi pamjen e saj me një palë këpucë të gjelbra, të cilat përputheshin me thonjtë e saj.

Në imazhet e tjera në postimin e bërë nga këngëtarja shqiptare në Instagram, ajo mund të shihet duke shijuar pjesën tjetër të pushimeve me të dashurin dhe motrën e tij.

Të ngjashme