Dua Lipa javë më parë kishte hequr gjitha postimet nga profili i saj.
Dua Lipa kishte befasuar gjithë fansat e saj me veprimin e ndërmarrë disa ditë para se të publikonte këngën e fundit ‘Don’t start now’, shkruan lajmi.net.
Ajo kishte fshirë gjithë postimet e saja në Instagram, për çka në media spekulohej për disa versione disa thanë se ajo është ndarë nga i dashuri të tjerë thanë ju ka hakuar llogaria.
Por, Dua tani përmes një interviste me Fitzy & Wippa sqaroi gjithçka
“(Fshirja e postimeve) ishte më shumë argëtuese. Po nisja një album të ri, doja të filloja e freskët, ato kujtime do të jenë gjithmonë aty. Unë jetoj përmes tyre dhe nuk do t’i harroj kurrë” tha këngëtarja.