Telenovela Luka Modric po shkon drejt fundit.
Ylli kroat tashmë ka ndarë mendjen, kërkon të ndahet me Real Madridin për t’u transferuar në Itali te skuadra e Interit.
Finalisti i Kupës së Botës në Rusi, ditën e mërkurë është stërvitur për herë të parë pas përfundimit të pushimeve.
Kroati nuk ka arritur të takohet me presidentin Perez për t’i treguar vendimin e tij, por këtë e ka bërë ndaj një zyrtari tjetër të Real Madrid, Jose Angel Sanchez.
33 vjeçari ka qenë i qartë në kërkesën e tij, se dëshiron kalimin te Interi, me Jose Angel Sanchez që i ka thënë se klubi dëshiron ta mbajë.