Në Holandë masat e Covid-19 janë ashpërsuar për shkak të situatës pandemike në vend.
Holandezët janë dyndur në Belgjikën fqinje për të shijuar pushimet, pasi në Holandë dyqanet, restorantet, baret, kinematë, muzetë dhe teatrot do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 Janar.
“Ne thjesht donim të shpëtonim nga izolimi. Gjithçka është e mbyllur, në fakt, ne nuk kemi çfarë të bëjmë atje. Kështu që menduam se do ishte më mirë të vinim në Belgjikë”.
Në kontrast me Holandën, masat në Belgjikë janë mjaft më të buta, pavarësisht se edhe atje ekziston frika e një shpërthimi të ri të infektimeve.
Për biznesin belg, këta turistë të huaj janë një lajm i mirë pasi në këto kohë të vështira për biznesin shumë tregtarë kanë mundësi të fitojnë më shumë të ardhura.
Sipas të dhënave zyrtare rreth 7600 vizitorë holandezë kanë mbërritur në stacionin e Antëerp gjatë ditës.