Duarte për teste mjekësore te Milani

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Flamengos, Leo Duarte sot gjendet në Itali për të kryer testet mjekësore para transferimit të tij te Milani, raporton MilanNeës.

23 vjeçari dje ka mbërritur në qendrën mjekësore të Milanit, La Madonnina dhe do të bashkohet me Milanin pas përfundimit të këtyre testeve, transmeton Koha.net.

Braziliani ka luajtur mbi 100 ndeshje me Flamengon që kur kishte debutuar te ky klub më 2016.

Raportohet se transferimi i tij i ka kushtuar Milanit rreth 11 milionë euro. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme