Pas shqiptimit të dënimit nga ana e kryetarit të trupit gjykues, ndaj Dardan Krivaqës me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit janë dëgjuar duartrokitje në sallë, që ka detyruar gjyqtarin që të thërret për qetësi në sallë, raporton Ekonomia Online.
“Bravo për këtë qen, i mjerë o i mjerë, o i mjerë”, ka thirrur halla e Marigonës.
Nëna e Marigona Osmanit po ashtu duke dalë nga seanca, iu drejtua Krivaçës duke i thënë “Ishalla kurrë dritë nuk sheh, ma ke mbytë vajzën 18 vjeç”.
Krivaqa është dënuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, të cilit në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës.