Dubai do të vendosë një sistem të njohjes faciale në transportin publik për qëllime sigurie, njoftuan këtë javë zyrtarët.
Përdorur në aeroporte apo në telefoninë celulare, njohja faciale është një teknologji e inteligjencës artificiale (IA) që mundëson identifikimin e personave nga regjistrimi i fizionomisë së fytyrës.
“Ky sistem ka treguar efikasitet për identifikimin e individëve të dyshuar apo të kërkuar”, theksoi admirali Obeid al-Hathbour, drejtor i Departamentit të Sigurisë së Transporteve (TSD) në policinë e Dubait.
“Ambicia jonë ështëtë garantojmë një nivel të lartë sigurie në të gjithë transportin”, shtoi ia.
Këto njësi të specializuara do të vendoset në stacionet e mëdha të metrove, njofton AFP.
I konsideruar si qyteti më i “zgjuar” në Lindjen e Mesme me infrastrukturën e tij ultramoderne, Dubai, një nga shtatë entitetet që formojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ambicien të bëhet një qendër globale për teknologjinë dhe IA-në.