Dublin: Piceria e cila ofron 500 euro në rast se kaloni këtë sfidë

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Piceria Pinheads në Dublin, ka ofruar një çmim marramendës nëse mund të hani një picë prej 81 centimetrave të shoqëruar me dy “milkshake” në të njejtën kohë.

Pronari i picerisë Anthony Kelly, pretendon se askush nuk do ta kalojë këtë sfidë.

“Deri më tani e kanë provuar mbi 100 njerëz, por askush nuk ka fituar”.

Personi i fundit i cili e sfidoi veten ishte një gazetar i cili arriti të hante një të katërtën e picës brenda 35 minutave, por pa asnjë milkshake.

Kjo piceri ka përgatitur një vend në mur për këdo që fiton, por ajo pjesë ende vazhdon të mbetet bosh pasi askush nuk ka fituar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme