Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, është parë në sallën e Kuvendit duke biseduar me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, raporton Ekonomia Online.
Nuk dihet përfundimisht qëndrimi i deputetes Balje, por ajo në takimin me kryetarin e Lëvizjes |Vetëvendosje Albin Kurti ka shtruar si kushte për bashkëpunim krijimin e një komune boshnjake dhe postin e ministres.