Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, deputetja Duda Balje, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për të zhdukurit e luftës në Kosovë, duke shtuar se një çështje e tillë nuk po trajtohet si primare.
Duda Balje ka reaguar pas reagimit të familjarëve të të zhdukurve gjatë fjalimit të aktivistes serbe, Natasha Kandiq.
Balja ka theksuar se familjarët e viktimave nuk ishin të kënaqur me pjesëmarrjen e Kandiq dhe si rrjedhojë, ata kanë liruar sallën dhe kanë hyrë përsëri, pas përfundimit të fjalimit të saj.
“Zonja Natasha kurrë nuk ka qenë pjesë e politikës së Serbisë”, ka thënë Balje në një intervistë gjersa ka shtuar se ajo ka mbrojtur viktimat e Kosovës edhe para gjyqtarëve serbë.
Megjithëse ishin të ftuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk morën pjesë në këtë takim.
“Për presidenten kam pas disa thirrje mirëpo asnjë përgjigje”, ka thënë Balje duke shtuar se takimi përfshinte mbi 60 persona.
E ftuar në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Balje ka thënë se konfirimi i Natasha Kandiq për pjesëmarrjen në takimin e organizuar nga Komisioni, është konfirmuar brenda gjysëm ore pasi ka dërguar ftesën.
Natasha Kandiq është aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare. Ka qenë një ndër të rrallat në Beograd, që ka justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.
Ajo kishte mbështetur edhe pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.