Dueli i madh në mes të boksierëve Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi do të zhvillohet nesër.
Me këtë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Enver Zymberi” dhe rruga “Rinia” do të mbyllen përkohësisht për qarkullim, nga ora 07:00, ditën e shtunë deri në orën 07:00 ditën e diel, raporton Klan Kosova.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për largimin e veturave nga parkingjet përreth stadiumit ‘Fadil Vokrri’”, thuhet në njoftimin e komunës.