Anthony Joshua do të fitojë duelin me Tyson Fury në rast se dy britanikët do të përballeshin një ditë mes tyre.
I këtij mendimi është ish-kampioni i botës në peshat e rënda Wladimir Klitschko që thekson se vlerëson maksimalisht boksierin 28 vjeçarë.
“Joshua e fiton duelin nëse i mban duart poshtë. Është një boksier më i kompletuar, i aftë teknikisht, ka peshën e duhur, fuqinë e nevojshme të një boksieri të peshave të rënda. Dhe mbi të gjitha është një sportist që dëgjon e mëson.”-tha Klitschko.
Sa i përket Fury, ukrainasi shton:
“Është boksier momental, që bëjnë bujë për një periudhë të shkurtër dhe në historinë e boksit ka shumë raste të tilla. Nuk është i disiplinuar për të patur vijueshmëri në karrierën e tij. Unë i uroj gjithë të mirat Tyson, por pa disiplinë nuk arrihet fitorja dhe ajo është më e rëndësishme se motivimi. Duke parë përvojën time, them se për Fury do të jetë shumë e vështirë të mund Joshua pa disiplinë pune”,-deklaroi Klitschko për “The Sunday Times”.
Boksierët kanë kohë që kërkojnë një përballje mes tyre, me Fury që do të rikthehet në ring më 9 qershor pas më shumë se dy vitesh pushim.