Dugolli i drejtohet opozitës: Nëse doni të shmangni zgjedhjet, zgjidhja është aty

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se partia e tij është “e përkushtuar” për zgjidhjen e çështjes së presidentit, duke theksuar, sipas tij, përpjekjet e kryeministrit Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.

Ai reagoi ndaj kërkesës së PDK-së për ftesë zyrtare, duke thënë se edhe komunikimi verbal ka peshë institucionale.

“Ftesat zyrtare janë edhe gojore, nuk janë vetëm ato me shkrim”, tha Dugolli për RTV21.

Sipas tij, përgjegjësia për tejkalimin e krizës bie mbi opozitën.

“Nëse opozita do t’i shmangë zgjedhjet, zgjidhja është aty”, shtoi ai, duke kërkuar dialog dhe kompromis politik.

Të ngjashme