Fundjavë ndryshe, këtë të diel ka angazhuar në fushatën e saj Xhensila Myrtezajn dhe Bes Kallakun të cilët vizituan një familje në Kashar.
Një foto e Xhensilës ku dukej që këngëtarja ishte prekur nga varfëria dhe kushtet që jetonte familja në Kashar, u përhap me shpejtësi ditën e djeshme dhe u komentua gjerësisht.
Duhet të ketë pasur dhe nga ata që e kanë quajtur spektakël këtë shfaqje të këngëtarëve, por sot Xhensila ka reaguar, duke thënë në një status që janë pikërisht këto komente që e bëjnë atë dhe Besin të mos i publikojnë rastet e bamirësive.
“Nje falenderim doja per te gjithe grupin e @fundjavendryshe, te perkushtuar ne misionin e tyre. Per te gjithe moralistet qe rrine pas cel apo pc qe edhe te lulja nuk shohin bukurine por gjembat, prej tyre ne si cift nuk kemi publikur rastet tona pasi vertet bamiresia eshte per syte e Zotit, por nese nuk solidarizohesh edhe ti, nese zemra jote nuk sheh pikellim ne syte e familjeve te tilla, te pakten mos shkruani qe e bejne per tu dukur keta. Do doja shume qe edhe ju te benit dicka. Sado e vogel te jete”, shkruan Xhensila në statusin që shoqëron fotot nga dita e djeshme.
Diskutimi mbetet i njëjti, nëse duhen bërë publike apo jo, bamirësitë.