Për shumë vite, dietat me karbohidrate të ulëta kanë qenë në modë – të bazuara në besimin se konsumimi i shumë karbohidrateve, sidomos të bukës së bardhë, orizit ose makaronave, është i dëmshëm për belin tuaj dhe kontrollin e sheqerit në gjak.
Arsyetimi është se nëse konsumoni shumë karbohidrate dhe sheqer, ato do ngrenë nivelet e glukozës në gjak, dhe në rast se nuk bëni ushtrime, pankreasi juaj do nxjerrë shumë insulinë hormonale për të kthyer nivelet e glukozës në nivele normale. Dhjami i tepërt, sidomos në organet e brendshme mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore siç është diabeti i tipit 2.
Përveç shqetësimit rreth sasisë së karbohidrateve që konsumojmë, njerëzit gjithashtu shqetësohen rreth kohës se kur konsumohen, dhe në përgjithësi mendojnë se konsumimi i tyre në darkë është më i keq se konsumimi i tyre në mëngjes.
Kjo sepse që herët në mëngjes, trupi juaj është i gatshëm të dalë jashtë dhe djeg glukozën e lëshuar nga karbohidratet. Ndërsa në darkë, trupi juaj përgatitet për gjumë dhe duhet më shukë kohë për ta pastruar atë. Kjo është teoria. Por a është e vërtetë? Karbohidratet në mëngjes dhe në darkë.
Një ekip i Universitetit të Surrey në Britani, nën drejtimin e Dr. Collins, kreu një studim duke rekrutuar vullnetarë të shëndetshëm për të parë sesi trupat e tyre përballonin konsumimin e karbohidrateve në mëngjes ose në darkë. Të gjithë vullnetarëve ju kërkua të hanin një sasi të caktuar të karbohidrateve çdo ditë, përfshirë perime, bukë dhe makarona. Pesë ditët e para, ata konsumuan shumicën e karbohidrateve të lejuara në mëngjes, dhe vetëm një pjesë të vogël në darkë.
Pas kësaj, pesë ditët e tjera atyre ju kërkua të hanin normalisht, para se të kalonin në mëngjes me krabohidrate të ulëta dhe darkë me karbohidrate të larta për pesë ditët e fundit të studimit. Ekipi i Dr. Collins monitoroi nivelet e glukozës së gjakut gjatë gjithë kohës. Studimi pati disa rezultate surprizuese. Kur ekipi i Dr. Collins testoi vullnetarët pas periudhës 5 ditore me mëngjese me karbohidrate të larta dhe darka me karbohidrate të ulëta, ata zbuluan se niveli mesatar i glukozës në gjak ishte 15.9 njësi, pak a shumë siç parashikohej.
Çuditërisht, kur ata kryen të njëjta teste pas ditëve të fundit me mëngjese me karbohidrate të ulëta dhe darka karbohidrate të larta, ata zbuluan se niveli mesatar i glukozës në gjak ishte 10.4 njësi, që ishte shumë më i ulët sesa parashikonin ata. Si shpjegohet? Ndoshta ajo që ka rëndësi nuk është se kur i konsumoni karbohidratet por gjatësia e periudhës pa karbohidrate pas vaktit tuaj.
Studimi i ekipit të Dr. Collins sugjeron se nëse keni një dietë me karbohidrate të ulëta gjatë pjesës më të madhe të ditës, kjo duket sikur ka një efekt të ngjashëm. Këshilla e Dr. Collins është të mos shqetësoheni shumë rreth kohës kur konsumoni karbohidrate, për sa kohë që nuk i konsumoni çdo vakt.