Ish-futbollisti dhe analisti Álvaro Benito i ka dërguar një mesazh të qartë Vinicius Juniorit, duke kërkuar nga braziliani të përfshihet më shumë në lojën kolektive të Real Madridit, sidomos në fazën defensive.
Benito vlerëson se skuadra madrilene ka gjetur një ekuilibër të ri nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe se tani mbetet të shihet se si do të përshtatet Vinicius pas rikthimit nga pezullimi.
“Për mua nuk është diçka e komplikuar. Është një futbollist i shkëlqyer, por ka një problem: në fazën defensive shkëputet nga loja gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes”, deklaroi Benito në emisionin “El Larguero”, përcjell “Gazeta Express”.
Ai theksoi se Vinicius duhet të kuptojë se edhe detyrat mbrojtëse janë pjesë e përgjegjësive të tij.
“Është një lojtar me fizik të jashtëzakonshëm. Duhet vetëm ta ndryshojë atë pjesë të mendësisë që e shtyn të vrapojë vetëm përpara dhe të fillojë të vrapojë edhe prapa. Kjo do t’i bënte shumë mirë. Varet nga ai, por kam shumë dyshime nëse do t’ia dalë”, shtoi analisti.
Benito beson se konkurrenca duhet të jetë e barabartë për të gjithë futbollistët dhe se askush nuk duhet të ketë privilegje kur bëhet fjalë për detyrat defensive.