Në Rahovec po qëndron një grup i ish-luftëtarëve nga Kroacia, më saktësisht nga shoqata “Tigrat e Kroacisë”, të cilët erdhën për t’i vizituar miqtë e tyre me të cilët luftuan bashkë në luftën e fundit në Kosovë.
Ivan Boshnjak, sekretar në Shoqatën “Tigrat e Kroacisë”, në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që duhet të punohet për të mirën e veteranëve të UÇK-së.
“Ardhja jonë në Kosovë, është pikërisht nënshkrimin e marrëveshjes mes shoqatës Tigrat 90-91 të Kroacisë dhe të shoqatës të operacionit ‘Shigjeta’ në Kosovë, që e kemi nënshkruar muajin e kaluar. Ideja ka qenë që përvojat tona që i kemi në punën tonë në Kroaci, të vijmë dhe t’ua prezantojmë luftëtarëve të Kosovës. Punën e shoqatës tonë mund ta ndajmë në dy pjesë: në prezantimin e vlerave të luftës atdhetare të Kroacisë dhe projektet në të ardhmen që duhet me i punu për luftëtarët; gjendja emocionale e luftëtarëve të Kroacisë, sidomos edhe të familjarëve të tyre”.
“Kemi ardh këtu që me të vërtetë, përvojat tona edhe nderimet tona t’i bëjmë edhe për luftëtarët e UÇK-së që kanë rënë në altarin e lirisë, me një moto që t’u tregojmë që sa duhet me punu për të mirën e veteranëve të UÇK-së”.
Tutje Boshnjak tha që vetëm në njësitin e parë gardist të tigrave kanë qenë rreth 50 luftëtarë kosovarë, kurse në luftën e Kroacisë kanë qenë mbi 3600 luftëtarë kosovarë.