Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjet ndaj deklaratave dhe akuzave të fundit të ish-presidentes Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.
I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat që Osmani ia ka adresuar ditëve të fundit, Kurti nuk ka komentuar, duke dhënë vetëm një përgjigje të shkurtër.
“Duhet të shkojmë me shpejtësi në Ferizaj”, tha ai shkurt.
Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kurti, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ish-ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një takim disaorësh për të cilin, sipas saj, publiku nuk është informuar.


