Loja e mbrëmshme Kosovë-Rumani shpërfaqi edhe një herë fytyrën e shëmtuar të shovinizmit me ate parullën “Kosova është Serbi”. Isha pak i brengosur se mos shfryrja e masave injorante do të rezultonte në cenim të sigurisë së djemve tanë të cilët, përkundër humbjes, lozën me zemër e dinjitet.
Duhma shoviniste, që kësaj here kundërmoi në Bukuresht, na e përkujton një gjë: si duket kudo që të shkojmë – në takime institucionale, në lojëra sportive, në vende pune jashtë, madje në raporte personale – ne, qytetarët e kësaj Republike të re dardane, do të hasim në reagime të tilla. Nganjëherë tregohen te ftohtë ndaj nesh, nganjëherë nuk e fshehin urrejtjen raciste, e nganjehere sfidojne vetë ekzistencën tënde.
Ti mund t’iu dukesh mbase nje anomali, nje virus aksidental që cenon te shprishe matriksin e zoterve diktatoriale te kesaj bote. Dhe po, nganjehere, eshte nje vetmi qe na rrethon.
Se, per disa, ne jemi izraeliti qe per palestinezin fanatik do te duhej zhbire nga faqja e dheut. Jemi palestinezi qe per hebreun radikal s’do duhej ekzistuar. Jemi katalunasi qe per spanjollin monarkisto-ekstrem do duhej prangosur vetem sepse shprehe aspirata indipendentiste. Jemi irlandezi qe ne syte e lojalistit fanatik paraqet kercenim thjesht per faktin se eshte irlandez. Pra, e kuptojme kete mendesi. Se e kemi jetuar ne lekuren tone. E ka te njejten fytyre, kundermon ngjashem kudo qe shkojme.
Mirepo ky nuk eshte problemi yne. Nuk kemi nevoje ne te sherojme devijimet sociopate te masave. Ne duhet ta shikojme kete pune pa dramatizime. Pa urrejtje, pa smire, pa ndjenje hakmarrjeje. Ne e dime kush jemi. E dime qe u farkuam ne kudhrën e perfkalur te bishes gjenocidale. Por, tash shikojme perpara.
Eshte me rendesi qe ta mbajme mend kete. Ta bejme punen tone. Te kemi dinjitet. Ta kujtojme busullen morale qe na ka formesuar. Se kjo na dhuron dashurine per veten, qe na mjafton. S’kemi ne nevoje te urrejme askend.
Ato, masat injorante e shoviniste, le ta kurojne vetveten. Le te kerkojne ndihme terapeutike ku te kane qejf! U deshirojme sherim te shpejte.