Duka harron Inzaghin, kërkon legjendën tjetër të Milanit

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 17:26 | Nga

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është në kërkim të një trajneri të ri për Kombëatren shqiptare dhe prioritet ka vetëm emra të mëdhenj.

Fillimisht Shqipëria interesohej për Walter Zenga dhe Philipo Inzaghi, ndërsa tashmë listës i është shtuar edhe një legjendë tjetër e futbollit botëror.

Bëhet fjalë për holandezin legjendar dhe ish trajnerin e Milanit, Clarence Seedorf.

Ish-mesfushori holandez nuk ka një karrierë shumë të suksesshme si trajner, por Duka mendon se ai mund të jetë emri i duhur falë eksperiencës së tij të gjerë si futbollist me disa prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian.

Ndaj po kërkohet një kontakt me holandezin, për të organizuar një takim mes palëve. Duhet theksuar se Seedorf ka kërkesa shumë të larta ekonomike, që FSHF vështirë se mund t’i përballojë.

Megjithatë, Duka kërkon që si për çdo kandidat tjetër, të ketë mundësinë të kontaktojë personalisht për çdo detaj rreth një bashkëpunimi të mundshëm.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme