Dukagjin Lipa sot feston 50 vjetorin e tij dhe për festën e ditëlindjes është kujdesur e gjithë familja.
Vajza e tij e famshme, Dua dhe anëtarët e tjerë të familjes e kanë pritur me një befasi në shtëpi, njofton Klan Kosova.
Për më tepër, Dua ka ndarë me fansat e saj edhe disa momente nga festa.
“Ne i bëmë një surprizë babait për ditëlindjen e 50-të me të dashurit e tij të afërt dhe të largët. Shumë dashuri në një dhomë. Faleminderit shumë të gjithëve që keni ardhur në këtë natë që nuk do ta harrojmë kurrë”, shkroi Dua në Instagram.