Dukagjini e mposht Prishtinën

Prishtinë | 12 Shk 2023 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Dukagjinit ka mposhtur Prishtinën në javën e 19-të të Superligës së Kosovës, me rezultat minimal 1:0.

Një autogol i Mergim Pefqelit në minutën e 41-të, vendosi fatin e kësaj ndeshje.

Me këtë rast skuadra nga Klina u hakmorr për humbjen nga java e kaluar në Kupën e Kusovës.

Me këtë fitore, skuadra e Dukagjinit ngritet në vendin e pestë në tabelë me 25 pikë.

Në anën tjetër skuadra e Prishtinës mbetet në pozitën e katërt me 27 pikë.

Të ngjashme