Dukagjini ka arritur që ta ndal Ballkanin duke ia shkëputur një pikë nga kjo ndeshje.
1:1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Të parët në epërsi kaloi skuadra nga Klina, me golin e John nga pika e bardhë, derisa barazoi Rrahmani.
Por, kjo ishte e tëra që ofruan skuadrat.
Ndërkaq në “Zahir Pajaziti” Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 0:2, me golat e Prapashticës dhe Krasniqit.
E të dielën i vetmi që mori fitore si vendas ishte Gjilani, që mposhti Trepçën 89-të me rezultat 1:0, me golin e Dabiqajt.