Dukagjini fiton ndaj Feronikelit 74 me dy lojtarë më pak

Prishtinë | 09 Nën 2024 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Dukagjini ka shënuar një fitore tejet dramatike në shtëpi ndaj Feronikelit 74.

Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi triumfoi 2:1 përkundër që pati dy lojtarë më pak në fushë.

Hekuran Berisha shënoi për epërsinë e vendasve në minutën e 55-të, kurse vazhdimi ishte dramë në vete.

Dukagjini mbeti me dy lojtarë më pak në fushë dhe pranoi golin e barazimit në minutën e 85-të.

Përkundër kësaj, Dukagjini arriti të shënonte në minutën e katërt shtesë përmes Vitor Hugos për të marr tri pikët.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë, duke i ikur tri pikë zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet në kuotën e tri pikëve në vendin e fundit.

Të ngjashme